Maqedoni

Zgjedhjet lokale 2025, VLEN, VMRO-DPMNE dhe Lëvizja “E di” vazhdojnë fushatën

13.10.2025 17:42

Kandidati i koalicionit VLEN për kryetar të komunës së Çairit...

Kandidati i koalicionit VLEN për kryetar të komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka vazhduar me shpalosjen e programit të tij. 
 
Mexhiti ka thënë se në të gjitha shkollat fillore të Komunës së Çairit, nxënësit do të kenë uniforma, të financuara plotësisht nga buxheti i Komunës. Asnjë familje nuk do të ketë barrë shtesë.
 
Po ashtu, Komuna e Çairit do të mbulojë shujtat ditore për të gjithë nxënësit që vijnë nga familjet që përfitojnë mbështetje përmes ndihmës sociale. Në të njëjtën kohë, do të forcojmë sigurinë nëpër shkolla, tha Mexhiti. Edhe VMRO-DPMNE po e vazhdon fushatën për zgjedhjet lokale të 19 tetorit.
 
Për sonte, nga kjo parti kanë paralajmëruar tubim në Komunën Gradsko, ku do të shpalosin ofertën programore dhe do të kërkojnë përkrahje për kandidatin për kryetar komune dhe këshilltarë komunalë.
 
Ndërsa Lëvizja “E di”, në kuadër të aktiviteteve të saja parazgjedhore, ka vazhduar fushatën edhe në Komunën e Strumicës, ku kanë premtuar masa për uljen e ndotjes së ajrit dhe pastrimin e deponive të egra.