Maqedoni

Zgjedhjet lokale 2025, “Përvoja për sukses” vazhdon fushatën

13.10.2025 17:58

Me ofertat për transportin urban në kryeqendër dhe sektorin e arsimit...

Me ofertat për transportin urban në kryeqendër dhe sektorin e arsimit, kandidatët e koalicionit “Përvoja për sukses” kanë vazhduar fushatën në kryeqendër dhe komunën e Karposhit.
 
“Jemi këtu para ndërmarrjes publike transportuese, do ta prezantojmë propozimin tonë nga programi, për njërën prej pikave më të dhimbshme dhe problemit më të madh të qytetit dhe gjithsesi për qytetarët, e ai është transporti publik. Në programin tonë parashohim sistem të kombinuar dhe implementim të dy projekteve paralele, të cilat deri më tani janë kontestuar nga partitë politike, rinovimin e procesit për “bas rapid trenzit” apo BRT sistemin dhe gjithsesi furnizim me autobusë të rinj.”, - deklaroi kandidati nga “Përvoja për sukses” për kryetar të Shkupit, Aleksandar Trajanovski.
 
“Do të ndërtojmë dysheme të reja në të gjitha shkollat. Do të vendosim ngrohje të re në dysheme. Do të vendosim pompa të reja për ngrohje, të kursejmë edhe më shumë mjete për shkollat. Do të ndërtojmë klasa të reja, do ta rrisim fondin e librave, mjete të reja në kabinetet e kimisë, fizikës, biologjisë dhe matematikës. Dhe, do të bëjmë dhoma senzori në çdo shkollë me standard botëror. Çdo denarë të kursyer, e investojmë te fëmijët tanë.”, - theksoi kandidati nga “Përvoja për sukses” për kryetar të Karposhit, Stevço Jakimovski.