Maqedoni

Zgjedhjet lokale 2025, PDT në garë për kreun e Pllasnicës

13.10.2025 18:14

Partia Demokratike Turke është në garë për kreun e Pllasnicës...

Partia Demokratike Turke është në garë për kreun e Pllasnicës, ku garon me kandidatin e saj, Elsan Nurçeski. 
 
“Planifikojmë të formojmë këshill rinor, prej intelektualëve dhe njerëzve me vizion për biznes, si dhe njerëz që mund të japin kontribut për zhvillim të Pllasnicës dhe angazhimin e të rinjve. Do të formojmë fond lokal inovativ për të rinjtë, të cilët me anë të trajnimit do të jenë konkurrent në treg. Planifikojmë hapjen e vendeve të reja të punës dhe do të ndërtojmë zonë industriale.”, - deklaroi Elsan Nurçeski nga PDT.