Maqedoni
Zgjedhjet lokale 2025, kandidatët e pavarur dhe jo-parlamentarët në fushatë
13.10.2025 19:02
Në fushatë për zgjedhjet lokale janë edhe kandidatët e pavarur për kryetarë...

Në fushatë për zgjedhjet lokale janë edhe kandidatët e pavarur për kryetarë komunash dhe këshilltarë komunalë dhe kandidatët e partive jashtëparlamentare.
“Për mua prioritet i parë është që të pastrojmë qytetin. Qyteti duhet të jetë i pastërt. Prioriteti i dytë është që të fillojmë të ulim ndotjen me përmirësimin e transportit publik dhe krijimin e kushteve që transporti publik të jetë i pranueshëm për shumicën e qytetarëve. Megjithatë edhe ajo kushton shuma të mëdha, shumë mjete, strategji afatgjate. Ja vetëm një shembull, Bosnje dhe Hercegovinës i nevojiteshin 500 milionë dollarë, që ta zgjidhë çështjen e transportit publik.”, - deklaroi kandidati për kryetar të Shkupit nga “Partia jote”, Aleksandar Tortevski.
“Me shumicën në këshill, Qyteti i Gjelbër Human do të bëjë lista të reja dhe jetë e pafajshme nuk do të trajtohet në kushte johumane. Do të shkruajmë histori si qendra e parë për rehabilitim në Maqedoni. Do të mundemi me të vërtetë t’u ndihmojmë kafshëve, ndërsa do të sigurojmë edhe vende pune të dinjitetshme për kuadrot profesionale në vendin tonë, të cilët më vonë do të mbeten në Shkup dhe në Maqedoni.”, - theksoi kandidati për këshilltar në Qytetin e Shkupit – QGJH, Dragan Dinkoviq.
“Ne gjendemi tani para paradoksit të Diogjenit, dje u liruam që sot të vdesim nga аvullimi dhe ndikimet e dëmshme të lantanit. Iu bëj thirrje dy kandidatëve, Bujar Osmanit dhe Izet Mexhiti, njëri ish-ministër i Shëndetsisë, ndërsa tjetri tani përgjegjës për lantanin, të vijnë të përballen me mua, t’i shprehim qëndrimet tona, që të mund të hyjmë në mënyrë të barabartë në këtë garë zgjedhore.”, - u shpreh kandidati për kryetar të Çairit nga Partia Punëtore, Ico Kolevski.
“Prioritete të listës sonë të këshilltarëve dhe e imja si kandidat për kryetar komune do të jetë zgjidhja me tregun në Komunën e Aerodromit. Duam që shitësit të cilët shesin rreth tregut t’i subvencionojmë dhe të njejtët t’i vendosim në brendësi të tregut. Gjithashtu punojmë për më të rinjtë, duam që shkollat dhe foshnjoret t’i mbushim me libra dhe bibliotekat t’i stërmbushim me libra dhe me atë ta lehtësojmë jetën e prindërve.”, - deklaroi kandidati për kryetar të Komunës së Aerodromit nga TMRO, Vlladimir Mihajllovski.
“Në programin tim është parashikuar që kryetari i Bashkësisë Lokale do të përfaqësojë apo do të jetë i pranishëm në secilën seancë të këshillit të Komunës së Strugës, të cilët do të vijnë atje dhe kuptohet se do të ketë kompensim për angazhimin e tij. Ai do të jetë i angazhuar që të sjellë informacione se çfarë po ndodh nëpër fshatra dhe në këtë mënyrë do të kemi mundësi t’i zgjidhim problemet një nga një.”, - theksoi kandidati i pavarur për kryetar të Komunës së Strugës, Mendi Qyra.
“Sot me ekipin tim vizituam Malësinë në Gostivar. Kemi qenë në Ternoc, Sërbnovë, Zherovnicë dhe fshatra të tjera. Çfarë pash? Pash një potencial të madh për agroturizëm, pash pasuri të mëdha, të cilat kanë potencial të bëhen pika të mëdha, atraktsione turistike dhe agroturistika, por me pak banorë, me njerëz të ikur, sepse nuk shohin perspektivë këtu. Të gjitha këto pika turistike mund të bëhen vetëm në qoftë se kanë infrastrukturën e duhur.”, - u shpreh kandidati për kryetar të Komunës së Gostivarit, Visar Ademi.
