Maqedoni
Zgjedhjet lokale 2025, PDSM në garë për këshillin e Kumanovës
13.10.2025 18:46
Partia Demokratike e Serbëve në Maqedoni, vazhdon garën...

Partia Demokratike e Serbëve në Maqedoni, vazhdon garën për këshillin komunal në Kumanovë. Nga kjo parti kanë shpalosur platformën për kulturë dhe sport.
“Kulturë nuk janë vetëm institucionet kulturore, arti apo muzika, por ajo është edhe mënyra e sjelljes, mënyra e të jetuarit, zakonet dhe tradita, prandaj ne e lidhim kulturën me sportin dhe dëshirojmë të kemi institucione që do t’u përkushtohen më të vegjëlve, që në të ardhmen ata të bëhen sportist apo konsumues të kulturës, por gjithsesi të jenë qytetarë me edukatë në këtë qytet.”, - deklaroi kandidatja e PDSM-së për këshilltare në Kumanovë, Simona Toskiq.
