Maqedoni
Presidenti i Sllovakisë në vizitë në Maqedoni
14.10.2025 09:09
Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova sot do të jetë mike pritëse e presidentit të Republikës së Sllovakisë...

Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova sot do të jetë mike pritëse e presidentit të Republikës së Sllovakisë, Peter Pellegrini, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Maqedoni. Pas ceremonisë zyrtare të pritjes me nderime të larta shtetërore dhe ushtarake, do të mbahet një takim ndërmjet dy presidentëve dhe një mbledhje plenare e delegacioneve.
Në kuadër të vizitës do të nënshkruhet një memorandum bashkëpunimi në fushën e ekonomisë ndërmjet ministrit të Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, dhe ministrit sllovak të Ekonomisë, Vladimir Shimonjak.
Pellegrini do të zhvillojë takim edhe me kryetarin e Kuvendit, Afrim Gashi.
