Maqedoni

4 ditët e fundit të fushatës zgjedhore, partitë vazhdojnë aktivitetet e tyre

14.10.2025 09:22

Kanë mbetur katër ditë deri në heshtjen zgjedhore para zgjedhjeve që do të mbahen më 19 tetor...

Kanë mbetur katër ditë deri në heshtjen zgjedhore para zgjedhjeve që do të mbahen më 19 tetor. Aktivitetet zgjedhore të partive vazhdojnë edhe sot.

Përfaqësuesit e VLEN-it do të kenë një takim me Odën Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore. Konferencë për shtyp do të mbajnë nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi, dhe kandidati për kryetar të Sarajit, Blerant Ramadani.
 
Koalicioni i udhëhequr nga VMRO-DPMNE do të mbajë tubime dhe takime me qytetarët në komunat Probishtip, Kratovë, Rankovcë dhe Kriva Pallankë. Kandidati për kryetar të Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgievski, do të mbajë një konferencë për shtyp. LSDM-ja opozitare do të vizitojë komunat e Shkupit, si Saraj dhe Çair, këtë pasdite. Në mbrëmje, karvani i LSDM-së do të jetë në komunat Novaci, Resnjë dhe Manastir.
 
Kryetari i Së Majtës, Dimitar Apasiev, kandidati për kryetar të Shkupit, Amar Mecinovic dhe udhëheqësit e listave dhe kandidatët për këshilltarë do të kenë takime me qytetarët në Kisella Vodë.