Maqedoni
Qarkullimi zhvillohet pa pengesa, në rrugë të thata
14.10.2025 09:37
Qarkullimi në rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë të thata...

Qarkullimi në rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i qarkullimit në drejtimet jashtë qendrave urbane është mesatar.
Në vendkalimet kufitare nga ana maqedonase, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje apo dalje nga shteti.
LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalizimit të vendosur rrugor dhe drejtimin e kujdesshëm të automjeteve, sidomos në rrugët që kalojnë nëpër lugina dhe gryka, ku ekziston mundësi për rrëshqitje gurësh. Kjo vlen veçanërisht për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
