Maqedoni
Më së ftohti në Kodrën e Diellit, më së ngrohti në Gjevgjeli
14.10.2025 10:01
Mëngjesin e sotëm, deri në orën 8:30, më ftohtë ishte në Kodrën e Diellit...

Mëngjesin e sotëm, deri në orën 8:30, më ftohtë ishte në Kodrën e Diellit, ku janë matur -1°C. Në të kundërt, më ngrohtë në të njëjtën kohë ishte në Gjevgjeli me 11°C, njoftoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.
Në Berovë janë matur 0°C, në Lazaropole 3°C, në Demir Kapi, Mavrovë Anovë dhe Krushevë 4°C, në Strumicë 5°C, në Shkup-Petrovec, Pretor dhe Shtip 6°C, në Kriva Pallankë, Manastir, Ohër dhe Veles 7°C, në Vinicë dhe Kavadarci 8°C, ndërsa në Tetovë dhe Kumanovë 9°C.
Për sot parashikohet mot i ndryshueshëm me periudha të herëpashershme me diell. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura maksimale ditore do të lëvizë nga 13 deri në 20°C.
Në Shkup, mëngjesi do të jetë kryesisht me vranësira, ndërsa gjatë ditës vranësirat gradualisht do të pakësohen. Pritet erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura maksimale do të arrijë deri në 19°C.
