Maqedoni

Presidenti sllovak Pellegrini viziton RMV-në

14.10.2025 11:45

Presidenti i Republikës së Sllovakisë, Peter Pellegrini, u mirëprit nga presidentja Gordana Siljanovska Davkova...

Presidenti i Republikës së Sllovakisë, Peter Pellegrini, u mirëprit  nga presidentja Gordana Siljanovska Davkova me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake në një ceremoni në zyrën e saj, pas së cilës do të mbahet një takim kokë më kokë, i ndjekur nga një takim plenar i delegacioneve maqedonase dhe sllovake.

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, dhe ministri sllovak i Ekonomisë, Vladimir Shimonjak, do të nënshkruajnë një memorandum bashkëpunimi në fushën e ekonomisë, pas së cilës është planifikuar një konferencë e përbashkët për shtyp e presidentes Siljanovska-Davkova dhe presidentit Pellegrini. Presidenti sllovak do të vizitojë më pas Kuvendin, ku do të takohet me kryetarin, Afrim Gashi.