Rajon

Zgjedhjet lokale në Kosovë, vijon numërimi në shumicën e komunave

14.10.2025 12:07

Procesi i numërimit dhe verifikimit të votave në kuadër të zgjedhjeve lokale është duke vazhduar...

Procesi i numërimit dhe verifikimit të votave në kuadër të zgjedhjeve lokale është duke vazhduar në shumicën e Qendrave Komunale të Numërimit në gjithë Kosovën, ka njoftuar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
 
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, bëri të ditur se deri më tani janë verifikuar rezultatet për kryetarë të komunave, si dhe për subjektet politike nga zgjedhjet për kuvende komunale. Deri tash janë procesuar votat nga 250 vendvotime në nivel vendi, që përfshijnë 500 kuti votimi për të dy llojet e zgjedhjeve. Megjithatë, në disa komuna – konkretisht në Prishtinë, Podujevë dhe Kllokot – procesi nuk është duke u zhvilluar aktualisht për shkak të problemeve me rrjetin e internetit. Ai shtoi se ekipet teknike të KQZ-së janë duke punuar për të zgjidhur problemet dhe për të siguruar fillimin e këtij procesi edhe në këto qendra komunale të numërimit sa më shpejt që të jetë e mundur.