Botë

Një shpullë për “diktatorin” Orban

23.05.2015 19:14

“Shakaja është gjysma e së vërtetës”. Duket se kështu e mendon edhe Presidenti i Komisionit Europian, Zhan Klod Junker..

“Shakaja është gjysma e së vërtetës”. Duket se kështu e mendon edhe Presidenti i Komisionit Europian, Zhan Klod Junker, i cili ka shpikur mënyrën e tij për të përshendetur një nga udhëheqësit, që i ka shkaktuar jo pak telashe.
 
Ai ka përdorur  fjalën “diktator” për Kryeministrin hungarez Viktor Orban, kur ai mbërriti në samitin e Rigës.
 
“Ja ku po vjen diktatori”, dëgjohet të thotë ai, ndërsa Orban po afrohej. Më pas ia përsëriti në sy, i jep atij dorën dhe e qëllon butësisht në faqe.
 
Reagimi i Orban ishte një buzeqeshje, ndoshta i mësuar me Junkerin, sepse sipas disa zyrtarëve europianë, nuk është hera e parë që Junkeri ia thotë në sy, por kësaj herë është rregjistruar në kamera.
 
Politikani i krahut të djathtë Viktor Orban, në pushtet prej 2010 në Hungari, ka paraqitur një sërë reformash, të cilat, sipas zyrtarëve perëndimorë, bien ndesh me të drejtat e njeriut.
 
Iniciativa e tij e fundit është kthimi i dënimit me vdekje Hungari, ku është ndaluar prej vitit 1990.
 
Bashkë me Kryeministri grek, Aleksis Cipras, ai është një nga politikanët që kryeson listën e publikuar nga gazeta gjermane “Der Spiegel”, për politikanët më të rrezikshëm në Europë.