Botë

Trampi konfirmon takimin me Zelenskin të premten

14.10.2025 12:27

Donald Tramp konfirmoi të hënën se do të mirëpresë homologun e tij ukrainas...

Donald Tramp konfirmoi të hënën se do të mirëpresë homologun e tij ukrainas, Volodimir Zelenski, në Shtëpinë e Bardhë të premten.
 
Zelenski kishte njoftuar më herët dje se do të udhëtonte për në Uashington "këtë javë". Më herët, presidenti ukrainas tha se armëpushimi i arritur në Gazë me ndërmjetësimin e Donald Trampit do të jepte "shpresë shtesë për paqe" në Ukrainë, ku udhëheqësi amerikan aspiron gjithashtu të luajë një rol ndërmjetësues me Moskën.
 
"Kur arrihet paqja në një pjesë të botës, kjo sjell shpresë më të madhe për paqe në rajone të tjera.", tha Zelenski në një postim në Facebook.
 
"Udhëheqja dhe vendosmëria e aktorëve të bashkësisë ndërkombëtare sigurisht që mund të funksionojnë në favorin tonë, edhe në Ukrainë.", shtoi ai, duke i atribuuar dhe mirëpritur pikërisht këto cilësi Donald Trampit.