Maqedoni

Zgjedhjet lokale 2025, LSDM prezanton kandidatët në Koçan

14.10.2025 14:30

Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë ka prezantuar kandidatin për kryetar në qytetin e Koçanit...

Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë ka prezantuar kandidatin për kryetar në qytetin e Koçanit, Igor Hristov, dhe listën e këshilltarëve. Ai para të pranishmëve tha se duhet ta kthejnë dinjitetin, rendin, drejtësinë dhe shpresën. Ai akuzoi se në këto katër vite Koçani ka jetuar në hijen e korrupsionit dhe paaftësisë. Tha se në kohën e LSDM-së janë bërë 50 klm rrugë të asfaltuara në vendet urbane dhe rurale, si dhe rikonstruime të institucioneve, sallave dhe parqeve. Hristov si prioritet përmendi rininë për të cilët tha se do të krijojnë kushte për biznese lokale. Do të investohet në sport, kulturë, ambient, që Koçani sërish të jetë qytet që merr frymë dhe jeton. Koçani meriton pushtet që do të jetë më afër qytetarëve, jo individëve, tha Hristovi para të pranishmive në Koçan.
 
“Do të ketë llogaridhënie për çdo ditë të punuar, për çdo denarë, për çdo vendim. Koçanit i duhet gjelbërim dhe ajër të pastër, shtëpi për të moshuar, garazhe në kate, treg të ri dhe funksional. Koçani meriton rrugë dhe trotuare të rregulluara, ujë të pastër dhe kanalizim në çdo zonë, në çdo vendbanim. Të gjithë meritojmë kushte të denja për jetë.”, - deklaroi kandidati i LSDM-së për Koçanin, Igor Hristov.
 
Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, duke folur për tragjedinë në Koçan, tha se në këtë qytet asnjë politikan nuk mund të ecë me kokën lart, pasi që me muaj njerëzit kërkojnë drejtësi. Ai shtoi se askush që ka marrë pjesë në ndërtimin e sistemit nuk ka të drejtë të amnistohet nga tragjedia që ndodhi në Koçan. Në fjalimin e tij, Filipçe theksoi se LSDM-ja ka ofruar ligj dhe mbështetje për të prekurit nga tragjedia në Koçan, por pushteti nuk ka pranuar asgjë. 
 
“Zgjodhëm të ndjekë politika me zgjidhje dhe ligje të ofruara për mbështetje. Ne propozuam ligje që ofrojnë ndihmë financiare për familjet e viktimave dhe të plagosurve, si dhe kërkuam hetim ndërkombëtar për të mos lejuar që kjo tragjedi të mbetet me njollë. Por, pushteti nuk pranoi. Pse nuk pranuan, gjykoni vetë. Të nderuar, në Koçan asnjë politikan nuk mund të shkojë më kokën lart. Me kokën lart nuk mund të shkosh te njerëzit që kanë humbur gjithçka.”, - theksoi kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe.
 
Pas asaj çfarë ndodhi, qytetarët janë mjaft të vetëdijshëm për të vlerësuar se kush është sjellë si burrë shteti, e kush e ka treguar fytyrën e vet të vërtetë, të shëmtuar, pas tragjedisë më të rëndë në Koçan, tha Filipçe nga tribuna me qytetarët në qytetin e Koçanit.
 
FLORIJE KAMBERI