Maqedoni
Teste toksikologjike për punonjësit shëndetësorë, Aziri: 12 grupe punojnë për ndryshimin e ligjeve
14.10.2025 14:56
Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, në lidhje me atë nëse planifikohet të futen teste toksikologjike për punonjësit e kujdesit shëndetësor...

Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, në lidhje me atë nëse planifikohet të futen teste toksikologjike për punonjësit e kujdesit shëndetësor, deklaroi se kanë 12 grupe pune që punojnë për ndryshimin ose sinkronizimin e këtyre ligjeve, me qëllim që të shmangen çdo përplasje midis tyre.
“Kemi 12 grupe që punojnë në ndryshimin ose sinkronizimin e ligjeve që të mos jenë në përplasje mes vete dhe njëra nga mundësitë që do të shqyrtojmë është nëse disa nga ligjet mund ta përfshijnë atë nen.”, - deklaroi ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu.
Kryeministri Hristijan Mickoski theksoi se Qeveria reagoi menjëherë pas videos së postuar në rrjetet sociale me ish-drejtorin e Klinikës së Neurologjisë, Igor Kuzmanovski.
“Ajo që ndodhi, ndodhi, dhe nuk duhet të kthehemi të gjithë këtu. Përndryshe, kur të shikoni biografinë e profesorit, kolegut tim, do të arrini në përfundimin se kjo është një biografi mbresëlënëse, gjë që është shumë e rrallë. Fakti që ish-drejtori pati momente dobësie, supozoj se do ta ndjekë gjatë gjithë jetës së tij dhe kjo është çështje e tij private, nuk kam asgjë për të thënë këtu. Ne, si Qeveri, bëmë atë që duhej të bënim dhe reaguam menjëherë pasi ai material i paligjshëm u shfaq në rrjetet sociale.”, - theksoi kryeministri, Hristijan Mickoski.
Drejtori i ri në Klinikën e Neurologjisë është emëruar mjeku Jovan Bozhinovski.
VLORA LATIFI TOPOJANI
