Maqedoni
Presidenti i Sllovakisë viziton Shkupin, Pellegrini: BE po gabon, е meritoni integrimin
14.10.2025 15:20
Sllovakia është një nga mbështetëset tona më besnike dhe më të përkushtuara afatgjata të integrimit evropian...

Sllovakia është një nga mbështetëset tona më besnike dhe më të përkushtuara afatgjata të integrimit evropian, me një angazhim kristalisht të qartë për nevojën e zgjerimit të BE-së. Kjo u tha gjatë konferencës së përbashkët të presidentes Gordana Siljanovska Davkova me homologun e saj sllovak, Peter Pellegrini, me rastin e vizitës së tij në Shkup. Pellegrini tha se Maqedonia e Veriut duhet të vazhdojë në rrugën evropiane.
“Vazhdimisht po paraqiten kushte të reja dhe me të vërtetë BE bën një gabim të madh, sepse BE nuk mund të humb këtë dinamikë. Nese e humbet këtë dinamikë, kjo ndodh sepse po sillet si më parë. Vendi juaj është pjesë e procesit qasës për 20 vite dhe vendi juaj duhej të sjellë shumë vendime të vështira, njësoj si vendi ynë dhe ende nuk kemi përgjigje se kur vendi jauj do të kyçet në BE. BE rrezikon në këtë proces, ne si Sllovaki jemi në anën tuaj.”, - deklaroi presidenti i Sllovakisë, Peter Pellegrini.
Siljanovska: Zgjerimi të bazohet në merita
Presidentja Siljanovska Davkova shtoi se politika jonë e jashtme dhe e sigurisë është plotësisht e harmonizuar me atë të Bashkimit Evropian.
“Të dy ndajmë qëndrimin se zgjerimi duhet të bazohet në kriteret e Kopenhagës, nga të cilat nuk duhet të ikim. Pra, të bazohet në merita dhe në rezultate dhe të mos varet nga kushte shtesë politike iracionale, që në një mënyrë apo tjetër e uzurpojnë procesin e integrimit evropian.”, - theksoi presidentja, Gordana Siljanovska Davkova.
Kreu i shtetit sllovak vizitoi edhe Kuvendin, ku pati një takim me kryetarin e Kuvendit, Afrim Gashi.
BELINDA KOKA ADEMI
