Promovimi i trashëgimisë kulturore, Lutkov: Aktorët të përdorin resurset evropiane

14.10.2025 16:15

Ka filluar aktiviteti dyditor transnacional...

Ka filluar aktiviteti dyditor transnacional kushtuar promovimit të trashëgimisë kulturore përmes bashkëpunimit evropian. Fokusi i aktiviteteve është trashëgimia kulturore në politikat e Bashkimit Evropian dhe mundësitë e financimit përmes programeve Creative Europe, Erasmus+ dhe Horizon Europe, i destinuar për përfituesit potencialë dhe ekzistues të programeve të BE-së si  institucione publike, shoqata, bashki, institucione arsimore dhe organizata që veprojnë në fushën e trashëgimisë kulturore në një kontekst më të gjerë.

Ministri i Kulturës dhe Turizmit bëri thirrje tek aktorët kulturor dhe institucionet që  të përdoren  resurset evropiane, të cilat  janë në shërbim të  avancimit të  trashëgimisë  kulturore.

“Kjo ngjarje është shumë e rëndësishme për avancimin e trashëgimisë  kulturore që e posedojmë në RMV, me programet e përbashkëta të cilat i kemi me Unionin Evropian duam të përcjellim mesazhin se trashëgimia kulturore e vendit tonë nuk duhet të mbetet e izoluar, nuk duhet të ngelet tek e kaluara, por duhet që vazhdimisht ta avancojmë dhe promovojmë, duhet ta vendosim në kornizat e zhvillimit të turizmit. Mesazhi ynë deri tek të gjithë aktorët kulturorë, te të gjitha  institucionet nacionale që ta përdorin platformën tonë që e posedojmë përmes departamentit Evropa Kreative dhe ueb-faqes sonë të re.”, - deklaroi ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Lutkov. 

Në kuadër të  aktiviteteve prezantohen  praktika të mira të rrjeteve evropiane dhe rajonale që luajnë një rol kyç në mbështetjen e bashkëpunimit transnacional, lëvizshmërisë dhe zhvillimit të projekteve evropiane.

Përveç profesionistëve vendas nga institucionet dhe organizatat që janë përfitues të këtyre programeve të Unionit, në këtë aktivitet marrin pjesë edhe ekspertë evropianë në fushën e trashëgimisë kulturore. (Arlinda Baftiu, TVM2)