Zgjedhjet lokale 2025, VLEN, VMRO-DPMNE dhe Lëvizja “E di” vazhdojnë fushatën
Fushatën për zgjedhjet lokale...

Fushatën për zgjedhjet lokale e ka vazhduar edhe kandidati i VLEN-it për kryetar të qytetit të Shkupit, Bashkim Bakiu.
Duke shpalosur programin e tij, Bakiu tha se plani për Shkupin është ndërtuar mbi shtatë shtylla. E para, fillon rendi dhe llogaridhënia. E dyta, trafik pa kaos, transport modern. E treta, qytet i pastër. E katërta, fund mbeturinave. E pesta, ndërmarrje publike që punojnë për qytetarët. E gjashta, Shkup për të rinjtë, për sportin dhe për kulturën. E shtata, zhvillim i barabartë për të gjitha komunat.
Ndërsa kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, në mitingun në komunën e Lozovës, ka thënë se zgjedhja që nuk na kthen pas tashmë është parë në nivel qendror.
Ata patën shtatë vjet mundësi të tregojnë dhe dëshmojnë se vërtet po luftojnë për shtëpinë e tyre, domethënë për shtëpinë tonë të përbashkët, atdheun tonë Maqedoninë, por luftuan vetëm për interesat personale, tha Mickoski.
Fushatën po e vazhdon edhe partia tjetër në pushtet, Lëvizja “E di”, e cila vazhdon të kërkojë përkrahje për kandidatët e saj për kryetarë dhe këshilltarë komunalë.
