Botë

Eurovision 2015, live sonte në TVM2, Elhaida Dani me kodin 26, pret votat tuaja

23.05.2015 20:00

Vetëm pak orë na ndajne nga nata finale e Festivalit të madh evropian “Eurovizion 2015”...

Shqipëria siguroi kualifikimin mes më të mirëve të këtij viti falë performancës së shkëlqyer të këngëtares shkodrane Elhaida Dani, me këngën “I’m Alive”,e cila sonte do të mbajë numrin 26.

Në këtë finale, do të konkurojnë 27 vende evropiane duke përfshirë dhe Australinë, e cila është e ftuar për të garuar për herë të parë me rastin e 60-vjetorit. 

Festivali pritet të ndiqet nga 200 milionë shikues nëpërmjet televizionit.

Ndërsa ju të nderuar do të keni mundësinë të ndiqni këtë event të madh në MTV 2 dhe MTV2 SAT duke I dhënë mbështetjen më të fuqishme Elhaidës nga vendi jonë si cdoherë tjetër.