Zgjedhjet lokale 2025, kandidatët e pavarur dhe jashtëparlamentarët në fushatë
Kandidatët e pavarur dhe ato të partive jashtëparlamentare....

Kandidatët e pavarur dhe ato të partive jashtëparlamentare vazhdojnë me shpalosjen e ofertave të tyre për zgjedhjet e 19 tetorit, duke kërkuar votën për kryetarë dhe këshilltarë komunalë.
“Prioriteti i dytë do të jetë ekologjia dhe higjiena. Do të aplikohet pilot projekt për selektimin e mbeturinave komunale dhe përpunimin e tyre. Do të angazhohen ndërmarrje me të gjitha standardet ekologjike. Nuk do të ndodhë, siç ndodhi me ekocidin në Trubarevë, por ato ndërmarrje patjetër t’i plotësojnë të gjitha normat ekologjike. E treta është lidhja e infrastrukturës rrugore të komunës.”, - deklaroi kandidati për kryetar të Gazi Babës nga “Era Maqedonase - Lista e Tretë Maqedonase e Listave të Pavarura Sovrane”, Vllatko Utevski.
“Hamami i qytetit është i vjetër më shumë se 500 vjet, mirëpo nuk ka pasur iniciativë konkrete për ta restauruar për ta kthyer në gjendjen e mëparshme dhe për ta kthyer në një vend atraktiv për turizmin dhe një vend që mund të përdoret për një galeri ose për një ekspozitë të caktuar.”, - theksoi kandidati i pavarur për kryetar të Strugës, Besnik Asani.
“Edhe Shkupi ka potenciale të pashfrytëzuara. Duke i ndjekur shembujt e qyteteve evropiane, në vend që të rrënohet dhe të ndërtohet që nga fillimi, t’i ndjekim parimet e ekonomisë të restaurojmë dhe t’u japim jetë përsëri objekteve si ky prapa, që mund të fitojnë funksione të reja, që t’i jep kualitet të ri qytetit tonë. Prandaj, jemi sot këtu që të përkujtojmë për të gjitha kapacitetet dhe potencialet, që i kemi e që mund të fitojnë funksione të reja.”, - u shpreh bartësja e listës nga “Të pavarur së bashku” në Shkup, Jana Bellçeva Andreevska.
“Ta ruajmë dhe shfrytëzojmë si trashëgimi të ndërtimtarisë që mund të marrin funksion më ndryshe kapacitetet industriale të braktisura, siç janë për shembull magazinat e Sllavisë në Kisella Vodë. Në vend që t’i rrënojmë dhe në vend të tyre të ndërtojmë objekte banesore, t’i ridedikojmë në hapësirë për skena alternative kulturore, industri kreative dhe funksione të dedikuara për të rinjtë.”, - deklaroi kandidati për kryetar të Shkupit nga “Të pavarur së bashku”, Goran Markovski.
“Kur na pyesin se cili do të ishte projekti kapital, që ne do ta premtonin siç premtojnë të gjithë kandidatët në periudhë zgjedhore, pa dyshim do të theksoja, reformë e plotë e mënyrës se si funksionon komuna, që mund të bëhet brenda një mandati në Komunën Qendër, përkatësisht ajo të nisë të funksionojë për qytetarët.”, - theksoi bartësi i listës në Komunën Qendër nga “Të pavarur së bashku”, Jane Dimeski.
“Para së gjithash kam prioritetet e mia të cilat paraqesin problem të madh për qytetarët e Ohrit. Prioriteti i parë i imi do të jetë përballja me mafian urbane, e cila udhëheq me qytetin e Ohrit. Detyra ime e dytë do të jetë përballja me administratën publike, e cila është në Komunën e Ohrit, e që bën keqpërdorime financiare gjatë pagesës së avokatëve.”, - u shpreh kandidati për kryetar të Ohrit nga “Partia jote”, Stevçe Sevoski.
