Zgjedhjet lokale 2025, PDT në garë për kreun e Konçes
14.10.2025 18:01
Partia Demokratike Turke...

Partia Demokratike Turke është në garë për kreun e Komunës së Konçes, ku garon me kandidatin e saj, Fikri Usinov. Ky i fundit vazhdon të shpalosë programin e tij.
“Komuna Konçe do të jetë një komunë moderne urbane, ku do të përkrahen të rinjtë, bujqit dhe pensionistët. Do të angazhohem për zhvillim ekonomik, përkrahjes sociale dhe zgjidhjen e problemeve me të cilat përballen banorët e komunës Konçe. Kërkoj votën tuaj për të sjellë zhvillim, siguri dhe përparim në komunën e Konçes, sepse komuna jonë ka potencial të pashfrytëzuar deri më tani, në shumë fusha. Zhvillimi i komunës sonë do të ndalë edhe migrimin e të rinjve, të cilët po shpërngulen shpesh.”, - deklaroi Fikri Usinov nga PDT.
