Maqedoni
Zgjedhjet lokale 2025, Lëvizja “E di” aktivitete në Shkup e Kumanovë
14.10.2025 18:34
Kandidati për kryetar të Komunës Qendër të Shkupit nga Lëvizja “E di”...

Kandidati për kryetar të Komunës Qendër të Shkupit nga Lëvizja “E di” premton sigurim në shkolla dhe kopshte, rrugë të sigurta, kushte moderne për fëmijët dhe mbështetje për nxënësit e talentuar.
“Shkollat dhe kopshtet do të kenë sigurim 24/7 çdo ditë, rrugë të sigurta, gardhe dhe sinjalizim të qartë për çdo fëmijë që të arrijë dhe të largohet pa shqetësime. Qendra duhet të bëhet shembull i një komune që kultivon dijen, mbron gëzimin e fëmijëve dhe ndërton të ardhmen me dashuri dhe vizion. Do të rinovojmë çdo klasë dhe çdo kopsht, hapësira të ngrohta, efikasitet energjetik dhe pamje moderne që nxisin kreativitetin dhe dashurinë për të mësuar. Krijojmë fond për nxënësit e talentuar.”, - deklaroi kandidati për kryetar të Komunës Qendër nga Lëvizja “E di”, Mirosllav Labudoviq.
Nga lista e këshilltarëve të Lëvizjes “E di” në Kumanovë kanë paraqitur propozime për të rinjtë, për zhvillimin e ekonomisë, investime në arsim, kushte moderne në shkolla dhe fusha sportive.
“Duke investuar te të rinjtë, investojmë në një ekonomi lokale më të zhvilluar, një Kumanovë moderne dhe evropiane, qytet ku të rinjtë kanë arsye të qëndrojnë dhe të ndërtojnë të ardhmen e tyre. Për këtë qëllim parashikojmë përmirësim të kushteve dhe zgjerim të kapaciteteve në të gjitha objektet arsimore komunale ekzistuese, gazifikim dhe efikasitet energjetik në shkolla për kushte më të mira dhe kosto më të ulëta, fusha sportive dhe oborre të rregulluara në çdo shkollë.”, - theksoi kandidatja për këshilltare nga Lëvizja “E di” në Kumanovë, Tamara Trençevska.
Nga Lëvizja “E di” në Kumanovë premtojnë bursa për nxënësit dhe sportistët më të mirë, subvencione për blerjen e biçikletave dhe trotineteve elektrike, si mbështetje financiare për sipërmarrësit e rinj.
GAZMEND KURTISHI
