Maqedoni
Zgjedhjet lokale 2025, E Majta vazhdoi fushatën në Koçan dhe Shtip
14.10.2025 19:06
Kandidatja për kryetare të Komunës së Koçanit nga E Majta...

Kandidatja për kryetare të Komunës së Koçanit nga E Majta ka theksuar se qyteti ka nevojë urgjente për ndryshim, për t’i kthyer jetën, pastërtinë dhe shpresën një vendi që po boshatiset nga të rinjtë dhe po mbytet në neglizhencë.
“Jo rrugët, jo ndërtesat, por ne njerëzit jemi qyteti. Qyteti duhet t’u kthehet qytetarëve. Duhet ta rikthejmë dinjitetin dhe njerëzillëkun. Prandaj do të jap edhe atomin e fundit të energjisë sime për ta siguruar këtë. Me punë të ndershme duhet kërkuar përgjegjësi dhe premtoj se do të ketë përgjegjësi dhe drejtësi për të gjitha padrejtësitë që janë bërë ndër vite.”, - deklaroi kandidatja për kryetare të Komunës së Koçanit, Zhaklina Svekjarovska.
Bartësi i listës nga E Majta në Shtip premton shkolla dhe kopshte të rinovuara, qendra për të moshuarit dhe qytetarët me nevoja speciale, si dhe zgjidhje për trafikun.
“Rinovimi i hapësirave në kopshtet për fëmijët dhe modernizimi i klasave në shkollat fillore, ndërtimi dhe vënia në funksion të shtëpisë për të moshuarit, si dhe ndërtimi i një qendre multifunksionale për rehabilitimin e qytetarëve me nevoja të veçanta. Në fushën e infrastrukturës dhe trafikut ofrojmë zgjidhje me ndërtimin e dy garazheve me kate.”, - theksoi bartësi i listës nga E Majta në Shtip, Angele Mihajlovski.
Nga partia E Majta në Shtip premtojnë ndërtimin e një rrethrrotullimi të sigurt dhe funksional në vend të semaforëve të papërdorshëm, si dhe zgjatjen e shtegut për këmbësorë dhe biçikletë.
GAZMEND KURTISHI
