Maqedoni
Zgjedhjet lokale 2025, “Përvoja për sukses” vazhdon fushatën
14.10.2025 19:22
Kandidatët e koalicionit “Përvoja për sukses” kanë vazhduar fushatën...

Kandidatët e koalicionit “Përvoja për sukses” kanë vazhduar fushatën me shpalosjen e ofertës për qytetin e Shkupit dhe komunën e Aerodromit.
“Nuk jam këtu për të premtuar çështje të pamundura, këtu jam për të premtuar punë, përgjegjësi dhe rezultate. Do të angazhohem për subvencionimin e ashensorëve në ndërtesa nën 6 kate, si dhe rregullimin e ashensorëve të vjetër të prishur. Vendosje e kontejnerëve nëntokësorë për zgjidhjen e problemit me mbeturinat. Ndërtimi i garazheve në kate dhe garazheve montuese dhe ato të jenë pa pagesë për të gjithë banorët e Aerodromit. Subvencione për një racion ushqimi për të gjithë nxënësit e shkollës fillore.”, - deklaroi kandidati nga “Përvoja për sukses” për kryetar të Aerodromit, Dejan Llazarevski.
“Pas meje ndodhet kazerma e vjetër Bardovcë, e cila është braktisur dhe mbyllur për më shumë se një dekadë. Shtrihet në 86 mijë metra katrorë, ndërsa e propozojmë për “Ekspo” qendrën e re të Shkupit, ku sipas pozitës strategjike ku në afërsi ndodhet qarkorja e Shkupit, është lehtë për qasjen e të gjitha kapaciteteve, që do të vinin këtu për t’i ekspozuar prodhimet e tyre.”, - theksoi kandidati nga “Përvoja për sukses” për kryetar të Shkupit, Aleksandar Trajanovski.
