Maqedoni
Zyrtarisht ka filluar sezoni i ngrohjes
15.10.2025 09:17
Për rreth 66 mijë konsumatorë aktivë në Shkup, zyrtarisht ka filluar sezoni i ngrohjes....

Për rreth 66 mijë konsumatorë aktivë në Shkup, zyrtarisht ka filluar sezoni i ngrohjes. Megjithatë, janë të mundshme restriksione.
Nga SHA EMV njoftojnë se, për shkak të remontit të sistemeve rajonale të transportit “Turkish Stream”, deri të premten do të ketë ndërprerje në furnizimin me gaz natyror për konsumatorët në vend.
Kompania u bën apel konsumatorëve, bashkësive të pronarëve dhe administratorëve që të sigurojnë kushtet e nevojshme për furnizim të pandërprerë me energji termike në objektet e tyre.
