Maqedoni
Tre ditët e fundit të fushatës zgjedhore
15.10.2025 09:28
Mbeten edhe tre ditë deri te heshtja zgjedhore para zgjedhjeve, të cilat do të mbahen më 19 tetor....

Mbeten edhe tre ditë deri te heshtja zgjedhore para zgjedhjeve, të cilat do të mbahen më 19 tetor. Partitë politike, koalicionet dhe kandidatët e pavarur edhe sot para qytetarëve do të vazhdojnë me paraqitjen e programeve të tyre dhe kandidatëve për kryetarë komunash për zgjedhjet lokale.
AKI dhe Koalicioni VLEN vazhdojnë me konferenca për shtyp dhe takime me banorë, ku prezantojnë programet e tyre. Koalicioni i udhëhequr nga VMRO-DPMNE do të mbajë tubime dhe takime me qytetarë në Probishtip, në Makedonska Kamenicë, Pehçevë, Berovë dhe Dellçevë. Koalicioni i udhëhequr nga LSDM-ja sot do të mbajnë tubime në Qendrën e Zhupës, në Dibër, në Gostivar dhe Mavrovë Rostushë. Kandidati i pavarur për kryetar të Komunës së Gostivarit, Visar Ademi, sot në konferencë për shtyp në ora 10:00 do t’i prezantojë “Pesë premtimet për Gostivarin” – plan konkret për pastrimin e qytetit nga korrupsioni, mbeturinat dhe qentë endacakë, për ringjalljen e ekonomisë dhe kthimin e pushtetit në duart e qytetarëve.
Në prag të proceseve zgjedhore, Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore sot do të mbajë takim me kandidatin e pavarur për kryetar të Komunës së Strugës, Mendi Qyra. Fushata zyrtarisht do të përfundojë më 17 tetor në mesnatë, pas çka vijon heshtja zgjedhore para votimit më 19 tetor.
