Maqedoni
Gjykata Kushtetuese do të vendosë për iniciativën e Levicës lidhur me udhëzimin e AVMU-së
15.10.2025 10:07
Gjykata Kushtetuese, në seancë dhe me procedurë të përshpejtuar...

Gjykata Kushtetuese, në seancë dhe me procedurë të përshpejtuar, do të vendosë për iniciativën e partisë Levica, me të cilën kontestohet udhëzimi i Agjencisë për Media për reklamimin politik të paguar. Levica ka paraqitur gjithashtu kërkesë për vendim të përkohshëm me të cilin do të pezullohej zbatimi i udhëzimit.
Lideri i partisë, Apasiev, deklaroi se deri më tani ka pasur tre raste të ngjashme, por se Gjykata Kushtetuese, sipas tij, “duke përdorur një hile”, e ka vënë aktin në votim disa muaj më vonë.
