Botë

Luftë në kufirin mes Afganistanit dhe Pakistanit

15.10.2025 11:22

Tensionet mes Afganistanit dhe Pakistanit janë rritur ndjeshëm në ditët e fundit...

Tensionet mes Afganistanit dhe Pakistanit janë rritur ndjeshëm në ditët e fundit pas shkëmbimit të zjarrit që konsiderohet më i ashpëri në vite, duke ngjallur frikën për një konflikt më të gjerë rajonal.
 
Luftimet filluan pas sulmeve ajrore në Kabul dhe provincën kufitare Paktika, që Talebani i akuzoi si të kryera nga Pakistani. Megjithatë, Pakistani nuk ka pranuar zyrtarisht përgjegjësinë për këto sulme. Ky incident ndodhi në kohën kur ministri i Jashtëm i Talebanëve, Amir Kan Mutaqi, po vizitonte Indinë, rivalin kryesor të Pakistanit, çka shkaktoi shqetësime në Islamabad. Talebani sulmoi sërish forcat pakistaneze në provincat kufitare Kunar dhe Nangarhar, ndërsa Pakistani i kundërpërgjigj me sulme ndaj kampeve dhe pozicioneve talebane në Afganistan. Të dyja palët raportuan humbje të mëdha njerëzore, por shifrat për viktimat ndryshojnë shumë dhe nuk janë verifikuar në mënyrë të pavarur.
 
Pakistani dhe Afganistani kanë histori të gjatë dhe të komplikuar me përplasje të shpeshta përgjatë kufirit të diskutuar “Durand Line”. Pakistani ka akuzuar prej kohësh Kabulin për mbështetje të grupit militant Pakistani Taleban, që Talebani e mohon. Ndërkohë, sulmet u ndaluan pas ndërhyrjes së Katarit dhe Arabisë Saudite, të cilat bashkë me Kinën dhe Rusinë kërkuan de-eskalim të situatës. Shtetet e Bashkuara, përmes presidentit Donald Tramp, ofruan ndihmën për të ndërmjetësuar paqen mes dy vendeve.