Botë
Izraeli rihap pikëkalimin në Rafah
15.10.2025 11:47
Izraeli ka vendosur që të rihapë pikëkalimin në Rafah, që lidh Rripin e Gazës me Egjiptin...

Izraeli ka vendosur që të rihapë pikëkalimin në Rafah, që lidh Rripin e Gazës me Egjiptin dhe të lejojë transferimin e ndihmës humanitare në enklavë.
Njoftimi vjen pasi Hamasi, grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, dorëzoi mbetjet mortore të katër pengjeve, raportoi transmetuesi publik izraelit, Kan. Lirimit të pengjeve i parapriu një paralajmërim nga Izraeli se do të përgjysmonte numrin e kamionëve me ndihma që do të lejoheshin të hynin në Gazë, por kjo masë është anuluar pas dorëzimit të katër trupave të pengjeve të vdekura.
Të martën presidenti amerikan, Donald Tramp, i bëri thirrje Hamasit që të lirojë pengjet e vdekura, duke thënë se puna për ndalimin e luftës nuk ka përfunduar. Hamasi liroi më 13 tetor 20 pengjet e gjalla izraelite, ndërkaq Izraeli liroi afër 2.000 palestinezë që mbaheshin në burgjet në Izrael. Po atë ditë, autoriteteve izraelite iu dorëzuan mbetjet mortore të katër pengjeve.
