Botë

Marrëveshja e paqes, Izraeli: Një nga trupat e kthyer nga Hamasi nuk u përket pengjeve!

15.10.2025 12:55

Ushtria izraelite ka deklaruar se një nga trupat e dorëzuar nga Hamasi mbrëmë “nuk përputhet me asnjë nga pengjet”....

Ushtria izraelite ka deklaruar se një nga trupat e dorëzuar nga Hamasi mbrëmë “nuk përputhet me asnjë nga pengjet”.
 
Sipas BBC, konstatimi ka ardhur nga ana e Izraelit pas ekzaminimeve në Institutin Kombëtar të Mjekësisë Ligjore.
 
“Hamasi kërkohet të bëjë të gjitha përpjekjet e nevojshme për të kthyer pengjet e ndjera”, thuhet në reagimin e autoriteteve izraelite.
 
Grupi militant palestinez ka dorëzuar të gjithë pengjet e gjallë ditë më parë pas firmosjes së marrëveshjes, ndërsa Izraeli ka kërkuar edhe kthimin pas të trupave që u përkasin pengjeve të vrarë.