Maqedoni

Zgjedhjet lokale 2025, VMRO-DPMNE mbajti tubim në Kriva Pallankë

15.10.2025 13:38

Karvani zgjedhor i udhëhequr nga koalicioni i VMRO-DPMNE-së, mbrëmë ka vazhduar fushatën zgjedhore në Kriva Pallankë...

Karvani zgjedhor i udhëhequr nga koalicioni i VMRO-DPMNE-së, mbrëmë ka vazhduar fushatën zgjedhore në Kriva Pallankë, ku prezantuan kandidatin për kryetar të kësaj komune, Oliver Aleksovski, dhe listën e këshilltarëve komunalë për këtë qytet. Ky i fundit u zotua para banorëve se komuna e Kriva Pallankës nën udhëheqjen e tij do të jetë shembull i mirë për zhvillim, përmes zbatimit të projekteve konkrete në infrastrukturën rrugore, arsimin, kulturën, sportin dhe kujdesin e veçantë për të rinjtë dhe të moshuarve. Aleksovski po ashtu premtoi edhe zhvillim të lokalitetit “Kalin Kamen” dhe stacion filtrues në këtë qytet.
 
“Unë me ekipin tim së bashku me këshilltarët e VMRO-DPMNE-së, të cilët do të jenë shumicë, do të jemi partner i juaj në ndërtimin e Kriva Pallankës 2025 – 2029, e cila do të jetë moderne, e gjelbër dhe komunë evropiane, krenari për të gjithë ne. Do të fillojmë me zbatimin e projekteve më kryesore, e jo me arsyetime. Do të përfshihemi në punë konkrete, ditë pas dite dhe me vepra do ta arsyetojmë besimin tuaj.”, - deklaroi kandidati për kryetar në qytetin e Kriva Pallankës - VMRO-DPMNE, Oliver Aleksovski.
 
Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, duke kërkuar mbështetjen  e banorëve për Aleksovskin, u tha banorëve se Kriva Pallanka meriton ndryshime, sepse në këto zgjedhje vendoset për të ardhmen e kësaj komune. Tha se para qytetarëve janë dy opsione. Opsioni i parë që kthejnë vendin prapa dhe opsioni i dytë VMRO-DPMNE, e cila premton zhvillim më të madh komunal dhe shtet dhe komuna që ecin para. Andaj Mickoski kritikoi Filipçen dhe Zaevin se ata të dy kanë virusin e njëjtë, se me dorë në zemër gënjejnë popullin, ky popull i cili sipas Mickoskit, do t’i dënojë ata më 19 tetor. 
 
“Populli është ilaçi dhe me fuqinë e këtij ilaçi Maqedonia do të fitojë. Do ta fitojë virusin, e cila ka kapluar udhëheqësinë e LSDM-së, virusi i arrogancës, nënçmimeve, korrupsionit dhe sjelljes së pakuptueshme. Ata ishin në qeveri 7 vite me radhë, ndërsa këtu në Kriva Pallankë vazhduan t’i rrënojnë themelet e Maqedonisë. Çdo ditë ata armiqësisht dhe djallëzisht prishnin çdo gjë që i përkiste popullit, ndërsa ne për këto 15 muaj si Qeveri, tullë pas tulle i ndërtonim themelet e këtij shteti.”, - theksoi kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.
 
VMRO - DPMNE mbrëmë mbajti tubime edhe në Probishtip, Kratovë dhe Rankovcë, ku Mickoski foli për të arriturat e kësaj qeverie, u zotua se fuqishëm do t’i përkrahë komunat për t’u zhvilluar ato më shumë, andaj ai i ftoi të gjithë qytetarët e këtyre vendbanimeve që pa mëdyshje, masovikisht të rrethojnë numrin 9 të VMRO-DPMNE-së në zgjedhjet e 19 tetorit.
 
REXHEP QAMILI