Maqedoni

Zgjedhjet lokale 2025, LSDM prezanton kandidatin në Manastir

15.10.2025 13:59

Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë ka prezantuar kandidatin për kryetar të qytetit të Manastirit...

Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë ka prezantuar kandidatin për kryetar të qytetit të Manastirit, Metodija Kunovski, dhe kandidatët për këshilltarë. Kunovski në tribunën qytetare në Manastir tha se qëllimi është që ta kthejmë Manastirin në rrugën e drejtë, pasi që kjo udhëheqje nuk ka dhënë aspak rezultate, gjithçka është bërë për kalkulime politike dhe jo për interes të qytetarëve. Ai akuzoi se në qytetin e Manastirit po mbretëron një kaos i vërtet me infrastrukturë të dështuar dhe me të rinj që e lëshojnë vendin për shkak të mungesës së perspektivës. Manastiri meriton pushtet që nuk ankohet, por që bashkon dhe punon, pushtet që ndërton dhe jo vetëm fotografohet. Ai u bëri thirrje qytetarëve që më 19 tetor të tregojnë se Manastiri di të zgjedhë të vërtetën në vend të mashtrimit, punë në vend të arsyetimit, të zgjedhë të ardhme në vend të stagnimit. Është koha që Manastiri të ecë para dhe ta çlirojmë atë, tha Kunovski.
 
“Është koha për kthesë, është koha për revolucion edhe në shpirt dhe zemër, është koha për udhëheqje të vërtetë. Ne nuk kërkojmë besim, e meritojmë atë, me punë, vizion dhe me ndershmëri. Ne jemi ata që do të bëjnë ndryshime dhe Manastiri do të bëhet sërish qytet në të cilin njeriu është më i rëndësishëm, qytet në të cilin ajri do të jetë i pastër, qytet në të cilin të rinjtë do të shohin ardhmëri, ndërsa më të moshuarit paqe.”, - deklaroi kandidat i LSDM-së për kryetar të Manastirit, Metodija Kunovski.
 
Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, në tribunën qytetare në Manastir tha se arma më e fortë e partisë në zgjedhje janë njerëzit, dhe se ekipi i LSDM-së është një ekip që dëgjon dhe lufton për çdo qytetar. Ai tha se më 19 tetor përgjigjja për të ardhmen e shtetit është në duart e popullit, i cili do të vendosë për rikthimin e normalitetit dhe për një politikë që sjell rezultate, jo arsyetime. “Është koha për njerëz që luftojnë për të tjerët, jo për veten e tyre.”, theksoi Filipçe.
 
“Ky është ekipi që do të punojë me ju dhe për ju. Do të dëgjojë, do të zgjidhë probleme, do të jetë i pranishëm jo vetëm gjatë fushatës, por çdo ditë. Kjo është zgjedhja që e meritoni. Këta janë njerëz të ndershëm, me integritet, profesionistë që e mbajnë fjalën e dhënë. Njerëz tek të cilët mund të mbështeteni në të mirë e në të keqe dhe që kurrë nuk do t’ju tradhtojnë.”, - theksoi kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe.
 
Mickoski nuk e çon shtetin përpara, por e tërheq prapa në konflikte, theksoi Filipçe në Manastir. 
 
FLORIJE KAMBERI