Zyrtarisht ka filluar sezoni i ngrohjes, qytetarët: Ende nuk kemi ngrohje
Për rreth 66 mijë konsumatorë aktivë në Shkup...

Për rreth 66 mijë konsumatorë aktivë në Shkup, zyrtarisht ka filluar sezoni i ngrohjes. Megjithatë, janë të mundshme restrikcione. Nga EMV-ja njoftojnë se, për shkak të remontit të sistemeve rajonale të transportit “Turkish Stream”, deri të premten do të ketë ndërprerje në furnizimin me gaz natyror për konsumatorët në vend.
Kompania u bën apel konsumatorëve, bashkësive të pronarëve dhe administratorëve, që të sigurojnë kushtet e nevojshme për furnizim të pandërprerë me energji termike në objektet e tyre.
“Në pjesë të qytetit ku po bëhen riparime në rrjetin e ngrohjes, këto publikohen menjëherë në faqen e internetit të EMV-së. Përpara se të raportojnë një defekt ose ankesë, është e rëndësishme që konsumatorët të kontrollojnë nëse objekti i tyre është në listën e objekteve aktualisht të mbyllura, që aktualisht nuk kanë kushtet për furnizimin me energji ngrohëse.”, - thanë nga EMV.
Qytetarët thonë se kanë problem me radiatorët dhe në mungesë të tyre ngrohen me kondicionerë.
“Nuk ishin të ngrohta radiatorët si duhet, ende nuk është shumë ftohtë, besoj që më vonë do të rregullohet ky problem.”, - tha një qytetar.
“Nuk kishim fare ngrohje nga radiatorët dhe kishim të ftohtë.”, - tha një qytetar tjetër.
“Pak të ngrohta ishin radiatorët.”, - u shpreh një qytetar.
“Nuk i kanë lëshuar radiatorët as edhe kur ishte më ftohtë, u ngrohëm me kondicionerë.”, - u shpreh një qytetar tjetër.
Furnizuesi është i detyruar të sigurojë një temperaturë prej 20-21 gradë Celsius mes orës 06:00 të mëngjesit deri në ora 22:00 në mbrëmje, ankohen qytetarët. (Vlora Latifi – Topojani, TVM2)
