Botë

NATO: Ministrat e mbrojtjes diskutojnë sigurinë

15.10.2025 16:08

Çështja e sigurisë, temë kryesore në Këshillin e Paktit Veri -Atlantik në Bruksel...

Çështja e sigurisë, temë kryesore në Këshillin e Paktit Veri -atlantik në Bruksel, me pjesëmarrje të ministrave mbrojtës të vendeve anëtare.  Temë tjetër, edhe dakordimi i Samitit të Hagës për rritjen  e shpenzimeve të mbrojtjes në 5%.
 
I pranishëm edhe ministri i vendit, Vllado Misajlloski, i cili ka dhënë përkrahjen e plotë për hapat që përforcojnë  kapacitetet e Aleancës. 
 
“Kjo seancë do të përqendrohet në mënyrën se si do ta bëjmë edhe më të fortë parandalimin dhe mbrojtjen tonë, duke u mbështetur, sigurisht, në vendimet historike të marra në Samitin e Hagës për të rritur masivisht shpenzimet e mbrojtjes dhe prodhimin e mbrojtjes. Do të diskutojmë progresin në zbatimin e objektivave të reja të aftësive të NATO-s, duke u siguruar që të kemi forcat më të mira të armatosura të gatshme për të mbrojtur popullin tonë.”, - deklaroi sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rute.
 
Në fokus, edhe mbështetja e  palëkundur e paktit  për Ukrainën. Në Samit, e pranishme edhe përfaqësuesja e lartë për politikë të jashtme dhe siguri e BE-së, Kaja Kallas, ku do të përcaktohet mbështetja e palëkundur ndaj Ukrainës dhe përpjekja për të siguruar një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme.
 
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU