Maqedoni

Komisioni i Venecias, kufizim të mandatit të kryeprokurorit

15.10.2025 16:24

Komisioni i Venecias dhe Drejtoria e Përgjithshme për të Drejtat e Njeriut e Këshillit të Evropës...

Komisioni i Venecias dhe Drejtoria e Përgjithshme për të Drejtat e Njeriut e Këshillit të Evropës rekomandojnë që kryeprokurori të zgjidhet dhe të shkarkohet me shumicë të kualifikuar në Kuvend, dhe që me ndryshime kushtetuese të kufizohet mundësia për rizgjedhjen e tij. 
 
Në mendimin e tyre theksohet gjithashtu nevoja që gjatë përzgjedhjes të vlerësohen aftësitë menaxheriale dhe organizative, si dhe të ketë më shumë transparencë në zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Prokurorëve.
 
Komisioni propozon që prokurorët të pezullohen gjatë kohës që janë anëtarë të Këshillit, si dhe të futen garanci shtesë për autonominë e prokurorisë. Anëtarët aktualë do të mbeten në funksion deri në përfundimin e mandatit të tyre.