Balotazhi i zgjedhjeve presidenciale

24.05.2015 12:19

Votuesit polak votojnë sot në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale...

Presidenti aktual, Bronislaw Komorowski, dhe sfiduesi i tij konservator, Andrzej Duda, nuk kanë arritur të fitojnë 50 përqindëshin e nevojshëm në rrethin e parë, më 10 maj.

Anketat kanë treguar se Komorowski e ka të vështirë fitoren, edhe pse ka qenë në pushtet gjatë një periudhe të rritjes ekonomike dhe të rritjes së pagave në Poloni. Rezultatet e para pritet të bëhen publike pasi të përfundojë votimi në mbrëmje.