Maqedoni
Zgjedhjet lokale 2025, Lëvizja “E di” aktivitete në Kumanovë
15.10.2025 16:40
Kandidati për kryetar të Komunës së Kumanovës nga Lëvizja “E di” ka prezantuar projektin në Proevçe, me qëllim zhvendosjen e ndërtimeve nga qendra e qytetit dhe për t’i rikthyer Kumanovës pamjen e saj të vjetër dhe një zhvillim modern.

Kandidati për kryetar të Komunës së Kumanovës nga Lëvizja “E di” ka prezantuar projektin në Proevçe, me qëllim zhvendosjen e ndërtimeve nga qendra e qytetit dhe për t’i rikthyer Kumanovës pamjen e saj të vjetër dhe një zhvillim modern.
"Qëllimi ishte që ndërtimet të zhvendosen nga zona qendrore e qytetit për ta mbrojtur dhe për t’i rikthyer pamjen e vjetër të Kumanovës në qendër. Këtu, në këtë lokacion në Proevçe, po ndërtohen objekte të reja banimi. Komuna, së bashku me investitorët, do ta ndërtojë të gjithë infrastrukturën me qëllim që të krijohet një lagje e re urbane sipas të gjitha standardeve. Në këtë mënyrë, Kumanova do të vazhdojë të zhvillohet dhe të marrë një pamje të re të plotë, ndryshe nga e kaluara kur në një vend kishte shtëpi, e në tjetrin pallat.”, - deklaroi kandidati për kryetar të Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski.
Kandidati për këshilltar i Lëvizjes “E di” në Kumanovë zotohet se do t’u dalë në ndihmë personave me shikim të dëmtuar, si dhe fëmijëve me aftësi të kufizuara.
“Bëj thirrje që ta ndërtojmë këtë shoqëri duke treguar se mund të jemi të barabartë. Pjesë e programit tonë do të jetë realizimi i hyrjeve të qasshme, semaforëve me zë në kryqëzimet kryesore të qytetit, shtigje të përshtatura për personat me shikim të dëmtuar, faqeve të internetit të qasshme, si dhe ndërtesave komunale të përshtatshme.”, - theksoi kandidati për këshilltarë nga “E di”, Hristijan Gjorgjeviq.
Nga Lëvizja “E di” shtojnë se do të krijojnë një mënyrë ku fëmijët me aftësi të kufizuara nuk do të shihen përmes prizmit të kufizimeve, por përmes spektrit të talentit dhe mundësive.
GAZMEND KURTISHI
