Maqedoni

Zgjedhjet lokale 2025, E Majta aktivitete në Koçan e Shën Nikollë

15.10.2025 16:56

E Majta në Koçan ka prezantuar bartësin e listës për këshilltar komunal...

E Majta në Koçan ka prezantuar bartësin e listës për këshilltar komunal dhe programin e tyre, me të cilin do të garojnë për zgjedhjet e 19 tetorit. Bartësi i listës, Vanço Mishovski, thotë se Koçani duhet të ngrihet bashkërisht duke dhënë mbështetje juridike dhe financiare të parezervë për familjet e viktimave të tragjedisë në diskotekën “Puls”. 
 
“Pas tragjedisë që na ndodhi në Koçan, e vetmja gjë që na nevojitet është bashkimi i të gjithë banorëve të Koçanit, pasi që vetëm në këtë mënyrë mund ta ngremë qytetin nga ajo që na ka ndodhur. Në Koçan, si këshilltar i ardhshëm, në këshill do të angazhohem për një komision që do t’i targetojë problemet lokale dhe që do të japë mbështetje për viktimat në tragjedinë dhe do të japim mbështetje për prindërit e fëmijëve që kanë humbur jetën për të gjetur drejtësinë.”, - deklaroi bartësi i listës për këshilltar në Koçan nga E Majta, Vanço Mishovski. 
 
Në Shën Nikollë bartësi i listës nga E Majta, Aleksandar Simonov, ka prezantuar prioritetet që do t’i realizojë gjatë mandatit të tij.
 
“Fokusi në komunën e Shën Nikollës do të jetë në projektet energjetike, pasi që mendojmë se përmes efikasitetit energjetik mund të kursejmë shumë dhe të rrisim buxhetin e komunës. Tradicionalisht në fokusin tonë mbesin dhe politikat sociale. Një nga çështjet kryesore që ne do të angazhohemi është lufta kundër hapjes së deponisë regjionale,  gjë për të cilën ne do të luftojmë deri në fund.”, - theksoi bartësi i listës për këshilltar në Shën Nikollë nga E Majta, Aleksandar Simonov. 
 
Në Shën Nikollë, E Majta premton mjek rural dhe ndihmë mjekësore për personat e pafuqishëm. 
 
GAZMEND REXHEPI