Maqedoni

Zgjedhjet lokale 2025, PDT vazhdoi fushatën në Konçe

15.10.2025 17:28

Kandidati i Partisë Demokratike Turke, Fikri Usinov...

Kandidati i Partisë Demokratike Turke, Fikri Usinov, ka shpalosur ofertën e tij me të cilën kërkon votën për kryetarë të Komunës së Konçes. 
 
“Komunën e Konçes ta ndërtojmë moderrne, funksionale dhe humane, në të cilën secili qytetarë do të ndjehet njëjtë i rëndësishëm, i dëgjuar dhe i respektuar. Vizionin e kam që Konçe të bëhet shembull për komunë të vogël, por të rregulluar dhe zhvilluar, e cila ofron jetë më të mirë për banorët e saj, infrastrukturë kualitative, ambient të pastër dhe të shëndetshëm dhe ekonomi stabile, që krijon mundësi të reja. Në katër vitet e ardhshme, Komunën e Konçes dua ta orientojmë drejt zhvillimit.”, - deklaroi Fikri Usinov nga PDT.