Maqedoni
Zgjedhjet lokale 2025, VLEN, VMRO-DPMNE dhe Lëvizja “E di” vazhdojnë fushatën
15.10.2025 18:00
Kandidati i Koalicionit VLEN për kryetarët e Tetovës, Bilall Kasami...

Kandidati i Koalicionit VLEN për kryetarët e Tetovës, Bilall Kasami, ka marr pjesë në diskutimin me të rinjtë e Tetovës, të titulluar “Zëri i rinisë në vendimmarrje”.
Kasami, me këtë rast, u tha të rinjve se kohën duhet ta kalojnë në mënyrë sa më të mirë dhe sa më efikase, duke shfrytëzuar edhe përvojën e më të moshuarve. Ai njëherësh theksoi se si kryetar i deritanishëm i komunës është angazhuar që t’u japë mundësi të rinjve t’i realizojnë të gjitha projektet. Edhe në listën e këshilltarëve ka kandidat nga forumi rinor i VLEN-it, ashtu siç ka edhe drejtor, tha Kasami.
Ndërkohë kandidati për kryetar të Komunës së Koçanit nga VMRO-DPMNE, Grozdanov, gjatë shpalosjes së programit të tij, ka premtuar 100 milionë euro investime për projekte kapitale në Komunën e Koçanit. Këto mjete do të investohen në infrastrukturë dhe projekte kapitale, tha Grozdanov.
Ndërsa kandidati nga Lëvizja “E di” për kryetar të Komunës Qendër i përkrahur edhe nga VMRO-DPMNE, ka premtuar shujta të freskëta ushqimore për secilën çerdhe dhe shkollë në Komunën Qendër.
