Maqedoni
Zgjedhjet lokale 2025, “Përvoja për sukses” vazhdon fushatën
15.10.2025 18:16
Kandidatët e Koalicionit “Përvoja për sukses” vazhdojnë fushatën...

Kandidatët e Koalicionit “Përvoja për sukses” vazhdojnë fushatën, duke shpalosur ofertën programore para qytetarëve të Karposhit dhe qytetit të Shkupit.
“Aplikojmë subvencion të ri për shpimin e puseve dhe sigurimin e ujit teknik. Për oborret në shtëpitë individuale, do të japim deri në 2.000 euro për çdo familje, e cila do të shpojë pus dhe do të sigurojë ujë teknik për vete. Ndërsa, nëse bashkohen 5 familje, do të marrin deri në 5.000 euro. Në këtë mënyrë do ta ndalim presionin në sistemin ekzistues për furnizim me ujë. Kështu sillen nikoqirët, kështu kursehen resurse.”, - deklaroi kandidati nga “Përvoja për sukses” për kryetar të Karposhit, Stevço Jakimovski.
“Për ta absorbuar tollovinë me parkimin në Debar Mahallë si qytet i përgjegjshëm, me siguri nuk do ta lëmë komunën Qendër të maltretohet me këtë problem dekadash. Në këtë pjesë të qytetit është paraparë të ndërtohen dy garazhe në kate, të cilat do të jenë në një tërësi me një objekt në mes. Nga ana e semaforëve te fontana do të kemi dy nivele të parkimit nëntokësor dhe tre nivele të parkimit mbitokësor të tipit të hapur.”, - theksoi kandidati nga “Përvoja për sukses” për kryetar të Shkupit, Aleksandar Trajanovski.
