Botë
Parashikimi i motit
16.10.2025 09:02
Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe me reshje të herëpashershme shiu...

Sot pritet mot me vranësira të ndryshueshme dhe reshje të herëpashershme shiu, më të theksuara në orët e mbrëmjes dhe gjatë natës. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi juglindor.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 2 deri në 10°C, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 14 deri në 20°C.
Në Shkup, moti do të jetë i ngjashëm – me vranësira të ndryshueshme dhe reshje të herëpashershme pasdite dhe gjatë natës. Do të fryjë erë e lehtë nga jugu dhe lindja, me temperatura që do të luhaten nga 10°C deri në 17°C.
Pas kësaj, pritet një periudhë me mot të paqëndrueshëm dhe reshje lokale shiu. Më shumë reshje parashikohen nesër në mbrëmje, gjatë natës dhe të premten, kur lokalisht pritet të bien mbi 20 litra për metër katror. Të premten, era juglindore do të forcohet, veçanërisht përgjatë luginës së Vardarit.
