Maqedoni

Qarkullimi zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë të thata

16.10.2025 09:17

Qarkullimi në rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë të thata...

Qarkullimi në rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i komunikacionit në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.
 
Në pikat kufitare, nga ana e Maqedonisë, nuk ka vonesa të gjata për hyrje apo dalje nga shteti.
 
LAMM u rekomandon shoferëve të përshtatin shpejtësinë e lëvizjes, të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe të jenë të kujdesshëm gjatë drejtimit të automjeteve, veçanërisht në rrugët që kalojnë nëpër lugina, lëndina dhe gryka, ku ekziston rreziku i rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen në veçanti për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.