Maqedoni

Zgjedhjet lokale, materiali zgjedhor do t’i shpërndahet KKZ-së

16.10.2025 09:47

Shtypshkronja “Kiro Dandaro” pritet të fillojë me shpërndarjen e materialit zgjedhor për KKZ-në.

Shtypshkronja “Kiro Dandaro” pritet të fillojë me shpërndarjen e materialit zgjedhor për Komisionet Komunale Zgjedhore (KKZ) për Zgjedhjet Lokale 2025 që do të mbahen të dielën. Materiali zgjedhor nga KKZ-ja – fletët e votimit dhe Lista e Votuesve – do t’u shpërndahet më pas Këshillave Zgjedhorë.

Shpërndarja do të kryhet nën siguri të vazhdueshme dhe të plotë nga pjesëtarët e Ministrisë së Brendshme. Materiali zgjedhor do të sigurohet nga policia deri në ditën e votimit, pra deri të dielën, më 19 tetor. Numri i përgjithshëm i votuesve të regjistruar në Listën e Votuesve për zgjedhjet lokale është 1.832.415 votues. Nga këta votues, 1.717.803 votues janë të regjistruar në ekstraktet e Listës së Votuesve, ndërsa sipas të dhënave të autoriteteve kompetente, të drejtë vote kanë edhe gjithsej 112.000 votues që punojnë ose banojnë përkohësisht jashtë vendit, 2.162 votues që vuajnë dënimin me burg ose janë në paraburgim dhe 450 votues nga azilet e pleqve.
 
Të dielën, votimi fillon në orën 07:00 të mëngjesit dhe do të zgjasë deri në orën 19:00 në mbrëmje. Votimi është vetëm një herë, votimi është i fshehtë dhe pajisjet biometrike të identifikimit do të përdoren për identifikimin e votuesve në këto zgjedhje.