Maqedoni
Gjyqi për zjarrin në diskotekën “Pulse” fillon më 19 nëntor
16.10.2025 10:56
Seanca kryesore për lëndën që lidhet me zjarrin në diskotekën “Pulse” në Koçan është caktuar për 19 nëntor...

Seanca kryesore për lëndën që lidhet me zjarrin në diskotekën “Pulse” në Koçan është caktuar për 19 nëntor, në sallën e Gjykatës së Institucionit Ndëshkues–Korrigjues “Idrizovë”, njoftuan nga Gjykata Themelore Penale Shkup.
Rasti i është caktuar për procedim të mëtejshëm gjykatëses Diana Gruevska Ilievska.
Për një zhvillim efikas dhe ekonomik të procedurës, janë përcaktuar disa data për seancat kryesore, konkretisht 25.11.2025, 26.11.2025, 2.12.2025, 4.12.2025, 10.12.2025 dhe 11.12.2025, ndërsa pas fillimit të shqyrtimit do të harmonizohen edhe termine shtesë.
Zjarri në diskotekën “Pulse” ndodhi më 16 mars 2025, dhe në tragjedi humbën jetën 63 persona, ndërsa rreth 200 të rinj u plagosën.
