Maqedoni
Zgjedhjet lokale, fushata zgjedhore drejt përfundimit
16.10.2025 11:41
Kandidatët për kryetarë komunash dhe këshilltarë nga partitë dhe koalicionet...

Kandidatët për kryetarë komunash dhe këshilltarë nga partitë dhe koalicionet, që marrin pjesë në zgjedhjet lokale, po e përfundojnë fushatën e tyre zgjedhore para heshtjes së nesërme që fillon në mesnatë.
Aleanca Kombëtare për Integrim dhe VLEN vazhdojnë fushatën e tyre. VLEN-i do të mbajë tubimin në stadiumin e Çairit në ora 19:00, ndërsa AKI vijon me konferenca për shtyp. Në një garë për besimin e qytetarëve, ata po prezantojnë programet e tyre zgjedhore, duke paraqitur vizionin dhe pritjet e tyre për vetëqeverisje më të mira lokale.
Nën moton "luftojmë për shtëpinë tonë", LSDM do të mbajë sot tubime në Shuto Orizare, Butel dhe Çuçer Sandevë. Koalicioni i udhëhequr nga VMRO-DPMNE nën moton "zgjedhja e duhur, njeriu yt, vendi yt, e ardhmja jote" do të jetë sot në Saraj, Çair, Aerodrom dhe Gazi Babë. Ata do të prezantojnë kandidatët e tyre për kryetarë komunash dhe listat e këshilltarëve.
E Majta dhe Lëvizja “E di” vazhdojnë fushatën e tyre. Kandidatët e pavarur janë gjithashtu në terren. Votimi për zgjedhjet lokale do të jetë më 19 tetor.
