Maqedoni
Zgjedhjet lokale 2025, VMRO-DPMNE mbajti tubim në Delçevë
16.10.2025 13:57
“Zhvillim më i madh ekonomik lokal dhe një standard më i mirë jetese për qytetarët e Delçevës.”...

“Zhvillim më i madh ekonomik lokal dhe një standard më i mirë jetese për qytetarët e Delçevës.”. Kjo është shtylla kryesore e programit zgjedhor të kandidatit për kryetar të Delçevës nga radhët e VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit, Ivan Gocevski. Gjatë prezantimit të tij dhe listës së këshilltarëve komunalë të VMRO-DPMNE-së për këtë qytet, Gocevski premtoi se këtë do ta arrijë përmes zbatimit të projekteve të tij infrastrukturore të mbështetura nga pushteti qendror, siç janë: rikonstruimi i rrjetit të ujësjellësit, do të investojë në arsim, sport, kulturë, do t’i digjitalizojë shërbimet komunale, do të zhvillojë turizmin malor, do t’i mbështesë të rinjtë me bursa, zona dhe kënde më të mëdha dhe më të gjelbra, do të ndërtojë shtigje për këmbësorët dhe çiklistët, ndërsa të moshuarve u premtoi shtëpi të re për kujdesin e tyre.
“Do ta ringjallim Gollakun, krenarinë e Delçevës. Ky vend duhet të shndërrohet në perlë turistike dhe në mal për ushtrimin e sportit. Do t’i mbështesim edhe të rinjtë me bursa, do të mundësojmë qendra për mbështetjen e karrierës, do ta digjitalizojmë komunën, ku në mënyrë elektrike do të transmetohen seancat e Këshillit, një objekt i ri për kujdesin ditor për më të vegjlit tanë, hapjen e një shtëpie të re për të moshuarit. Dellçeva, në mënyrë të ndjeshme do të zhvillohet.”, - deklaroi kandidati për kryetar në qytetin e Delçevës - VMRO-DPMNE, Ivan Gocevski.
Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, u bëri thirrje qytetarëve për pjesëmarrje masive në zgjedhjet e 19 tetorit, duke votuar numrin 9 të VMRO-DPMNE-së, pasi që në këtë mënyrë ata do të dënojnë uëdheqësinë e LSDM-së për gjitha gabimet e tyre në të kaluarën. Mickoski kritikoi Venko Filipçen se ai në pushtet dhe në opozitë është për 180 gradë ndryshe, ose tani Filipçe është kundër vetvetes, pyeti Mickoski.
“Ata ndryshuan emrin, Kushtetutën, sollën inflacion dyshifror, përfituan nga tenderët, madje fituan edhe nga vaksinat. Ata premtuan të sillnin Fejsbukun dhe Google-in, ndërsa investimi i tyre i vetëm ishte në fabrikat e marihuanës. Pyes veten, nëse ky njeri është i vetëdijshëm se nëse dëgjon fjalimet dhe paraqitjet e Venkos kur ishin në pushtet dhe tani që janë në opozitë, këto janë dy bota krejtësisht të ndryshme. Venko në pushtet dhe Venko në opozitë janë 180 gradë të ndryshëm.”, - theksoi kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.
VMRO-DPMNE mbrëmë mbajti tubime edhe në Kamenicë, Pehçevë dhe Berovë, ku para banorëve u prezantuan kandidatët e tyre për kryetar të komunave dhe listat e kandidatëve për këshilltarë komunalë. Mickoski u premtoi atyre se pas zgjedhjeve lokale seriozisht do të merret me gjyqësorin dhe drejtësinë, duke i shpallur luftë të ashpër krimit dhe korrupsionit në vend, duke thënë qartazi se nëpër komunat e vendit më nuk do të ekzistojnë "sherifët lokalë”, të cilët punonin për interesat e tyre personale.
REXHEP QAMILI
