Maqedoni

Zgjedhjet lokale 2025, LSDM prezanton kandidatin në Mavrovë dhe Rostushë

16.10.2025 14:14

Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë ka prezantuar kandidatin për kryetar në komunën e Mavrovës dhe Rostushës...

Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë ka prezantuar kandidatin për kryetar në komunën e Mavrovës dhe Rostushës, Anes Ahmeti, dhe listën e këshilltarëve. Ahmeti para të pranishmëve tha se të jesh kandidat për kryetar në komunën e Mavrovës dhe Rostushës është privilegj, ndërsa kjo nënkupton edhe bartjen e të gjitha përgjegjësive dhe ballafaqimin me sfidat. Ai theksoi se në tetë vitet e kaluara, LSDM-ja si bartëse e qeverisë lokale punoi në shumë projekte për përmirësimin e jetës së të gjithë qytetarëve në komunë, duke treguar se si me përgjegjësi udhëhiqet një komunë dhe si mjetet investohen për zhvillim dhe mirëqenie të qytetarëve. Vizioni im për Mavrovën dhe Rostushën është një komunë moderne, komunë e mirëorganizuar dhe funksionale, tha Ahmeti. Por, sipas tij, vizoni nuk përfundon vetëm me rrugët dhe infrastrukturën, është i nevojshëm vizion për gjithë shoqërinë, për arsimin, shëndetësinë, kulturën dhe perspektivën për të rinjtë, tha Ahmeti, në tubimin me qytetarët. Paralajmëroi rregullimin e rrugëve lokale, kanalizimin dhe rregullimin e sistemit të ujit. Tha se do të investohet edhe në arsim, sport dhe mbështetje për të rinjtë. Premtoi se do të jetë kryetar për të gjithë.
 
“Si projekte kyçe i kemi ndarë rregullimin e kanalizimit në fshatin Mavrovë, zgjerimin e rrugës lokale në fshatin Zhirovnicë, rikonstruimin e rrugës lokale në lagjen “Bella Voda” në Mavrov Han, rikonstruim dhe zgjerim të rrugës lokale për fshatin Brisojnicë, zgjerimin e rrugës lokale nga fshati Rostushë deri në fshatin Velebardë, rregullimin e hapësirës së parkingut në fshatin Trebishtë, ndërtimin e mureve rezistuese në më shumë vendbanimeve. Me përmirësimin e infrastrukturës e rrisim sigurinë në komunikacion.”, - deklaroi kandidati i LSDM-së për kryetar në Komunën e Mavrovës dhe Rostushës, Anes Ahmeti.
 
Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, para banorëve të Mavrovës dhe Rostushës, mes tjerash renditi edhe të gjitha të arriturat në këtë komunë nën udhëheqjen e LSDM-së, duke kritikuar pushtetin qendror për keqmenaxhim të buxhetit.
 
“Çdo njëri prej neve, familjet tona, miqtë tanë, të rrethojmë numrin pesë këtu në Mavrovë dhe Rostushë për mikun tonë Anes, për këtë ekip fitues që Mavrova dhe Rostusha të vazhdojnë rritjen, të vazhdojë zhvillimi që në nivel shtetëror të përçojmë mesazhin se nuk mundet që një grup i vogël i njerëzve të mbajë peng këtë shtet, se nuk mundet të luajnë me fatin e të gjithë qytetarëve, sepse ky është një shtet progresiv.”, - theksoi kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe.
 
Filipçe edhe në tubimin me qytetarët në Gostivar, nuk la pa kritikuar qeverisjen e Hristijan Mickoskit, duke e akuzuar atë se po e përçan popullin për të mbuluar paaftësinë e tij.
 
FLORIJE KAMBERI