Maqedoni

Zgjedhjet e 19 tetorit, KShZ shpërndan materialin zgjedhor

16.10.2025 14:41

KShZ-ja ka nisur distribuimin e materialit zgjedhor...

KShZ-ja ka nisur distribuimin e materialit zgjedhor. Nën kontroll të rreptë të sigurisë, 17 ekipe të KShZ-së kanë marrë materialin në Manastir, sipas protokolleve të parashikuara, për t’ia shpërndarë Komisioneve Komunale Zgjedhore. Printimi i fletëvotimeve ka përfunduar dy ditë para afatit të parashikuar.
 
“Bëhet fjalë për gjithsej 4 milionë e 613 mijë 438 fletëvotime të printuara në nivel të shtetit, bashkë me fletët për kryetarë komune, këshilltarë, si dhe për fletët e votimit për Qytetin e Shkupit, për kryetarë dhe fletëvotimet për këshilltarë.”, - deklaroi kryetari i KShZ-së, Boris Kondarko.
 
Nga shtypshkronja e Manastirit thonë se masat e sigurisë, të cilat janë shfrytëzuar janë në bazë të dokumentacionit tenderues të KShZ-së. Numri i madh i kandidatëve ka ndikuar në printimin edhe të fletës votuese më të gjatë ndonjëherë në zgjedhjet e vendit.
 
“Fletëvotimi më i gjatë ishte 500 milimetra, d.m.th. është gjysma e formatit B2 dhe këto ishin fletët më të mëdha dhe më të rënda për t’u punuar.”, - theksoi drejtori i shtypshkronjës “Kiro Dandaro”, Vangell Talevski. 
 
Materiali zgjedhor deri në fund të ditës do të duhet të shpërndahet në Komisionet Komunale Zgjedhore dhe më pas i njëjti t’i jepet Këshillave Zgjedhorë.
 
MERAL ISMAILI