Maqedoni

Zgjedhjet lokale 2025, E Majta vazhdoi fushatën në Strumicë

16.10.2025 16:19

E Majta ka vazhduar fushatën zgjedhore në Strumicë...

E Majta ka vazhduar fushatën zgjedhore në Strumicë, nga ku u kërkojnë banorëve të Strumicës ndryshimin e nevojshëm për të rikthyer dinjitetin e të gjithë banorëve dhe jo vetëm grupeve të interesit. Bartësja e listës për këshilltarë, Jasmina Pijanmanova, premton rikthim të hapësirave të gjelbra dhe mjedis të shëndetshëm. 
 
“Program që është inovativ dhe që kujdeset për interesin publik dhe jo për interesin privat. Do të fokusohemi në problemet që i tangojnë banorët e Strumicës, e ato janë: mjedis i shëndetshëm, stopim të betonizimit të qytetit dhe hapësirat publike të jenë më të shpeshta që të luftojmë për një qytet human dhe jo për betonizim që e ka sjellë mafia urbane.”, - deklaroi bartësja e listës për këshilltarë në Strumicë nga E Majta, Jasmina Pijanmanova.
 
Kandidati për këshilltar nga E Majta në Prilep thotë se Prilepit i nevojitet shumicë këshilltarësh në këshill për të kthyer dinjitetin e banorëve të Prilepit. 
 
“Në këtë ditë me udhëheqësinë e partisë E Majta kemi vënë lule të freskëta për tumën e të pamposhturve dhe para bustit të Kuzman Josifovski - Pitu. Simbolika e ditës duhet të ngrejë vetëdijen e banorëve të Prilepit për zgjedhjet lokale dhe të dëshmojë se janë popull i gatshëm për revolucion dhe në zgjedhjet lokale të ardhshme të zgjedhë këshilltar që me të vërtet do të luftojnë në këshillin komunal me kritika dhe vendime objektive.”, - theksoi kandidati për këshilltar në Prilep, Zarko Stevanoski.
 
E Majta nga Prilepi ka premtuar zgjidhje për kaosin urbanistik dhe kontroll detal për punët financiare të ndërmarrjeve publike. 
 
GAZMEND REXHEPI